Angazhime shtesë në hapje të rrugëve nga reshjet e borës

Dodany: Feb 7, 2012

Od: Vushtrria2008

Czas: 3:10

Komuna e Vushtrrisë ka ngritur nivelin e shkallës si gatishmërisë pas reshjeve të vazhdueshme të borës dhe temperaturave të ulta që po mbizotërojnë. Në mbledhjen e mbajtur me këshilltarë, kryetari i komunës Bajram Mulaku ka kërkuar nga i gjithë stafi komunal angazhim maksimal për të qenë sa më afër qytetarëve në këto ditë të vështira. "Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike, ajo e Emergjencës, e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale duhet të jenë në koordinim të përhershëm dhe përherë mobil në hapjen e rrugëve nga pengesat e borës dhe ndihmat tjera emergjente" ka porositur Mulaku drejtorët e këtyre drejtorive. Ai nga zyrtarët komunal ka kërkuar angazhim mobil 24 orë, për menaxhim sa më efikas të gjendjes së krijuar pas reshjeve të borës në vazhdimësi. Drejtori i Drejtorisë Komunale i Shërbimeve Publike, Sami Istrefi, gjendjen në rrugët e komunës e vlerëson më të rënd pas mbrëmjes së djeshme. "Mbi 200 km rrugë komunale në 67 fshatra dhe vet qytetin po pastrohen dhe hapen nga kompania fituese e tenderit "Shkoza" përkundër pengesave të mëdha që po krijohen nga bora që vazhdimisht po bie dhe erërat" thotë Istrefi. Zyrtarët komunal bashkë me kompaninë prioritet po i japin mirëmbajtjes së rrugëve që qojnë te varrezat e qytetit si dhe angazhimeve direkte në ndihmë qytetarëve për bartje në rastet e të sëmuarve në dializë, lindjet dhe problemet tjera humanitare. Istrefi thotë që nga sot kompania ka rritur kapacitetet e mjeteve motorike të angazhuara në pastrim të rrugëve nga bora, gjersa në raste të caktuara i bashkohen edhe mjetet motorike të zjarrfikësve. Ai nga qytetarët e Komunës së Vushtrrisë kërkon mirëkuptim dhe bashkëveprim në eliminimin e pengesave të borës. "Qytetarët duhet të ndihmojnë në pastrimin e rrugëve e trotuareve para shtëpive e bizneseve të tyre, pasi ne vështirë të arrijmë ta bëjmë këtë përkundër gatishmërisë sonë" përfundon Istrefi. Ekipeve mobile në pastrimin e rrugëve nga bora shpeshherë iu bashkuan edhe pjesëtarët e FSK-së. Ndryshe rrugët lokale duke llogaritur edhe ato në viset malore shpeshherë bllokohen nga bora por që pas intervenimeve lirohen.

Kanał: Travel

Tagi: bajram  mulaku  sami  istrefi  qerim  selimi  nasuf  aliu  beqiri  bahri  bivolaku  emin  ibishi  vlora  krasniqi  vushtrri  mitrovicë  skënderaj  prishtinë  kosovë  vushtrria  artakoll  shal  drenic  shtitaric  bukosh  pantin  oshlan  ashlan  akrashtic  shtitaris  ceceli  samodregj  stroc  nedakovs  sllakovc  taragj  smrekonic 


   Wyświetlenia: 2334    Komentarze: 0