SE BASHKU ME SHQIPERINE E RE NE LUSHNJE
Dodany: Feb 8, 2012
Od: ShqiperiaeRe
Czas: 2:0
Rrugëtimi i "Lëvizjes Shqipëria e Re" po vazhdon në çdo qytet dhe familje Shqiptare duke takuar njerëzit e thjeshtë. Sot u ndalëm në qytetin e Lushnjës, në familjen e Metit. Gjatë bisedës u njohëm menjëherë me problemet zvarritëse dhe korruptive që takohen çdo ditë nga qytetarët Shqiptarë. Këto probleme fillojnë që nga nxjerrja e një çertifikate të thjeshtë në zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentacion makine në Drejtorine rajonale të Transporteve, që të detyrojnë të endësh sa në një zyrë, në tjetrën me qëllimin e vetëm për të "zhvatur". Fenomene të tilla janë të papranueshme dhe absurde për njerëz që kanë jetuar gjithë jetën e tyre me punën e ndershme dhe kanë kontribuar në zhvillimin social, kulturor dhe edukativ të vendit. Z. Meti duke përgëzuar nismën fisnike të "Lëvizjes Shqipëria e Re", nënshkroi deklaratën kundër korrupsionit duke cituar se nuk do lejonte asnjë rast korrupsioni dhe se do të mbështesë plotësisht "Lëvizjen Shqipëria e Re" në rrugën e nisur. Besimi, mbështetja dhe bujaria e familjeve dhe qytetarëve Shqipëtarë na japin energji pozitive për të vazhduar misionin tonë...... E duam Shqipërine pa Korrupsion!......... Vazhdon nesër në një familje tjetër..............Na ndiqni................ E duam Shqipërinë Pa korrupsion!...........
Kanał: News
Tagi: se bashku me shqiperine re ne lushnje
Wyświetlenia: 81 Komentarze: 0